Rama: Reformat nuk mund t’i ndalin, por i pengojnë

15/01/2016 12:40

Në ditëlindjen e 24-t të Forumit Eurosocialist  nën moton “Më të mirët me PS” 200 studentë të ekselencës u antarësuan në këtë forcë politike.

Në fjalën përshëndetëse kryeministri Edi Rama tha se këto antarësime vinë në një moment kur PS është futur në një proces të pandërprerë për tu riorganizuar. Kryesocialisti Rama e quajti PS “një kantier nw proces ndryshimi gjeneratash ku ka vend për të gjithë.

“Politika ka marrë shumë goditje dhe është e cënuar rëndë në imazhin e besueshmërinë e saj. Ndërkohë vendi është në një proces kompleks sfidash, vështirësish, përpjekjesh për transformim, por edhe mbi prodhimi të energjive negative dhe të cinizmit ndaj çdo gjëje që ndodh. mbiprodhim që nuk e ndal dot procesin ku ne udhëheqim me bindje të madhe dhe vullnet të hekurt një sërë reformash, por e pengon jashtë mase”, tha Rama.

Ndërsa ministri Blendi Klosi  njëherazi sekretar organizativ në PS, u shpreh se këta të rinj kanë fatin të jenë aktorë dhe faktor të garancisë së suksesit në këtë moment historik.
“Ju përgëzoj tha Klosi  për zgjedhjen tuaj, dhe ju ftoj te jepni gjithë kontributin tuaj në pasurimin e vlerave te Partise Socialiste. Sepse Ju jeni më të mirët!”

Top Channel