PSG në sulm për Neymar, por nëse largohet Ibrahimovic

15/01/2016 14:10

Paris Saint-Germain heq dorë nga ideja për të blerë Cristiano Ronaldon për të hedhur sytë nga Neymar.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze “L’Equipe”, kampionët e Francës janë gati t’i ofrojnë Barcelonës plot 100 milionë euro për të siguruar shërbimin e sulmuesit brazilian i renditur i treti në ceremoninë e Topit të Artë.

Për klubin parizien, blerja e Nejmar do të ishtë një goditje e madhe në merkato për rindërtimin e skuadrës, megjithatë gjithçka do të varet nga Zlatan Ibrahimovic.

Nëse suedezi do të pranojë largimin nga kryeqyteti francez për t’u transferuar në SHBA, atëherë presidenti i klubit Al Thani do të nisë një ofensivë të vërtetë për të blerë kartonin e Neymar, që cilësohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic.

Ndërkaq, nga Paris Saint-Germain priten edhe largime, të tjera siç është ajo e Edinson Cavanit, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj skuadrës, si dhe ajo e Lavezzit që ka shumë të ngjarë të transferohet te Interi.

Top Channel