Chelsea me shpresa për Diego Simeone

15/01/2016 14:20

Te Chelsea rriten shpresat për të sjellë në “Stamford Bridge” Diego Pablo Simeonen sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që publikohet te “Daily Mirror”, bllokimi i Atletico Madrid në merkaton e transferimeve mund të bëjë që trajneri argjentinas të mendojë për një transferim të mundshëm në Londër. Simeone bëhet zgjedhja e parë e Chelseat për pankinën, duke parë se Pep Guardiola pritet të kalojë te Manchester City.

Por, ndërsa për Simeonen gjërat lehtësohen për Chelsea-n pas ndëshkimit të Atletico-s, e kundërta ndodh me futbollistët e kësaj skuadre. Blutë e Londrës kishin vënë në shënjestrën e tyre sulmuesin Antuan Grizman, por për ta do të jetë e pamundur blerja e tij.

Drejtuesit e klubit madrilen pasi mësuan vendimin e FIFA, shfaqen më të vendosur se kurrë për të mbajtur francezin në skuadër, duke i ofruar atij riniovimin e kontratës deri në vitin 2020.

Një tjetër futbollist i Atletico-s që u vu në shënjestrën e Chelsea-s është Jackson Martinez, por edhe në këtë rast Chelsea i ka duart e lidhura, ndërkohër që bllokimi i merkatos së Atletico-s penalizon edhe Diego Costa-n, për të cilin u fol shumë për një rikthim te skuadra iberike.

Tashmë Chelsea-t i duhet të fokusohet në blerjen e 2 lojtarëve të tjerë; Marco Verratti i Paris Saint-Germain nga soi dhe Aleksandre Pato, me brazilianin që e kërkon me ngulm kalimin në “Stamford Bridge”.

Top Channel