Shërbimi telefonik, një kompani serbe në veri të Kosovës

15/01/2016 14:30

Qeveria e Kosovës ka autorizuar Autoritetin e Telekominikacionit që të lejojë operimin e një kompanie serbe në pjesën veriore të Kosovës për shërbime telefonike, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e telekomit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se ndërmarrja e re “MTS D.O.O” do të ketë autorizim të përkohshëm dhe të kufizuar, ndërsa kjo kompani mund të nisë punën në ditën që Kosovës i ndahet kodi i ri telefonik +383.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Isa Mustafa kërkoi që meqënëse këtë vit do të bëhet shënjterimi i Nënës Terezë, në Kosovë viti 2016 do të quhet viti i Nënës Terezës.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe axhendën legjislative, duke konfirmuar se brenda këtij viti të miratojë dhe dorëzojë në Kuvend 67 projektligje.

Top Channel