Rrëshqitje gurësh, bllokohet rruga e Shishtavecit

15/01/2016 00:00

500 banorë të fshatit Lojme në Zapod të Kukësit janë të bllokuar dhe nuk komunikojnë fare me qytetin.

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave e gurëve në rrugën që e lidh fshatin me rrugën Kukës-Shishtavec.

Banorët thonë se rezervat ushqimore të tyre janë në përfundim dhe përkeqësimi i motit mund t’i lërë ata në mëshirë të fatit.

Ata bëjnë thirrje që të ndërhyjnë sa më parë për ta bërë të qarkullueshme këtë rrugë. Rruga që lidh fshatin Lojme me aksin Nacional është rreth 6 km e gjatë por duke qënë se është rrugë rurale nuk është e asfaltuar dhe kjo sjell probleme të herë pas hershme duke bllokuar banorët e zonës. 

Top Channel