3.5 mln euro nga Gjermania për mbrojtjen e Prespës

15/01/2016 15:25

Qeveria gjermane ka dhënë nje grant prej 3.5 milion eurosh për të  përfunduar fazën e dytë për mbrojtjen e Rezervatit Ndërkombëtar të Biosferës të  Liqenit të Prespës.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman, kanë nënshkruar marrëveshjen e këtij projekti që nis tani dhe përfundon në vitin 2020.

“Natyra dhe kultura janë baza të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni, e pikërisht bujqësia, peshkimi blegtoria pyjet janë shumë të rëndësishme dhe humbja e biodiversitetit do të kishte pasoja mjaft negative. Në rajonin e Prespës, natyra mund të mbrohet në mënyrë efektive nëse Shqipëria, Greqia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, tha Hoffman.

“Investimet e kryera kanë ndihmuar ndjeshëm në zbutjen e varfërisë në zonë dhe për të patur një administratë cilësore që bashkëpunon ngushtësit me dy agjencitë”, u shpre ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Ministri i Mjedisit i pyetur për shfrytëzimin e pyjeve pa kritere gjatë këtyre viteve  tha që moratoriumi është e vetmja masë për ndalimin e kësaj masakre.

Top Channel