Libri mjekësor me foto të tmerrshme

15/01/2016 00:00

Një libër mjekësor që mbahej i fshehur në “Wellcome Library” të Londrës tregon pamje të tmerrshme të operacioneve kirurgjikale në shekullin e XVII, XVIII dhe XIX.

Me narracion të historianit Richard Barnett, ai ka vizatime të doktorëve që realizojnë operacion në sy për rregullimin e strabizmit apo procesin e heqjes së gjoksit.

Më e frikshmja është se të gjitha këto operacione, deri para vitit 1846 bëheshin pa anestezi. Pra, kirurgët i çanin pacientët dhe lidhnin së bashku arteriet pa asnjë lloj mpirjeje.

Shumica e pacientëve vdisnin nga shoku pas operacionit, infeksionet ose humbja e madhe e gjakut. Në disa spitale të Londrës, përqindja e vdekjeve ishte deri në 80%.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel