Iluzioni optik që habiti internetin

15/01/2016 00:00

Në pamje të parë duket si një foto me “pullë të kuqe”, por nëse e shikoni me vëmendje do të kuptoni se është vetëm një iluzion i çuditshëm optik.

Fotoja, që tregon një burrë pa flokë që i jep një puthje fëmijës së tij të vogël, ka tërhequr më shumë se 3 milionë persona në rrjetin social Imgur dhe mijëra komente.

Shumë përdorues të internetit ngatërruan shpatullat leshatore të burrit, kokën pa flokë dhe veshin e majtë, me të pasmet e tij.

Dhe shumica e tyre shprehën nëpër komente lehtësimin që ndjenë kur kuptuan se në fakt ishte një foto shumë e ëmbël familjare.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel