Federata Evropiane e Hendbollit nuk i lejon kapitenit suedez “shiritin gay”

15/01/2016 00:00

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) nuk e ka lejuar kapitenin e Suedisë, Tobias Karlsson, të mbajë një shirit kapiteni me ngjyrat e flamurit të homoseksualëve në Evropianin e hendbollit që nisi të premten në Poloni.

Lojtari suedez kishte njoftuar një javë më parë se kishte ndërmend që të mbante një shirit të tillë gjatë turneut, duke i kërkuar leje EHF-së, por kjo e fundit u përgjigj se “shiriti i kapitenit është pjesë e uniformës dhe duhet të ketë dominuese ngjyrat e vendit që përfaqëson lojtari”.

Edhe kapitenët e Norvegjisë dhe Islandës kishin vendosur t’i bashkoheshin iniciativës së kolegut të tyre suedez.

Parlamenti i Polonisë ka refuzuar martesën mes personave të të njëjtit seks kohët e fundit për herë të tretë.

Top Channel