Xhimshiti drejt Serisë A; 22-vjeçari shumë pranë Atalantës

15/01/2016 22:15

Berat Xhimshiti është shumë pranë Serisë A. Sipas mediave sportive italiane, mbrojtësi i kombëtares sonë mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Atalantës.

Klubi bergamask ka arritur marrëveshjen me Zyrihun dhe nesër pritet që Xhimshiti të kryejë vizitat mjekësore në Bergamo.

Në rast se gjithçka do të jetë në rregull, 22-vjeçari do të jetë edhe zyrtarisht një lojtar i Atalantës.

Në këtë mënyrë, Xhimshiti i bashkohet në Serinë A lojtarëve të tjerë të kombëtares: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti dhe Rey Manaj.

Top Channel