Somali, Al Shabab merr nën kontroll një bazë ushtarake

16/01/2016 00:00

Militantët e Al Shababit mësynë e morën nën kontroll një bazë ushtarake të Unionit afrikan në qytetin jugor somalez të El-Ade-s.

Grupi islamik pretendon se tashmë kampi është krejtësisht në duart e tyre dhe se ka vrarë mbi 60 ushtarë kenianë.
 
Banorë të zonës konfirmuan për BBC-në se mbi kampin e ruajtur nga forcat e Kenias është ngritur vërtet flamuri i Al Shababit.

Ata shtojnë se militantët i kishin shëtitur nëpër qytet trupat e pajetë, ndërsa zëdhënësi i Ushtrisë keniane deklaroi se ishte sulmuar një bazë somaleze aty pranë dhe se trupat e Kenias kishin ndërhyrë për të frenuar goditjen e ekstremistëve.

Edhe pse ai nuk ka shifra për viktimat në të dy krahët, numrin e viktimave keniane të përcjellë nga militantët e cilësoi të ekzagjeruar dhe pjesë të propagandës së zakonshme të Al Shababit.

Top Channel