Sulmi në Burkina Faso, lirohen 30 pengje, mes tyre edhe një ministër

16/01/2016 00:00

Rreth 30 pengje janë liruar pas një sulmi në një hotel në kryeqytetin e Burkina Fasos, ku mbetën të vrarë të paktën 20 persona.

Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në hotelin “Splendid” në Ouagadougou duke marrë pengje, pasi më parë kishin shpërthyer jashtë dy makina-bombë.

Ministri i Komunkimit, Remis Dandjinoi postoi në “Tëitter” se deri më tani janë liruar 30 pengje dhe se operacioni i ushtrisë po vazhdon. Ai tha se ministri i Punëve Publike, Clement Sawadogo ishte në mesin e të liruarve.

Ende nuk dihet edhe sa persona mbahen peng në hotel.

Ndërkohë, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë në spitalin e qytetit pas këtyre sulmeve ka shkuar në 33, ndërkohë që numri i të vdekurve vazhdon të jetë 20.

Top Channel