PD, Halimi: Beqaj i dha 85 milionë lekë Beqajt

16/01/2016 10:25

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e saj ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja Arbiona Halimi tha se Beqaj i ka dhënë 85 milionë lekë për instalimin e një programi të FDSSH-së firmës së tij.

“Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon”, deklaroi Halimi.

Top Channel