Përndiqte 16-vjeçaren, arrestohet

16/01/2016 10:35

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili prej disa kohësh ngacmonte dhe përndiqte një adoleshente.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Marjol Kafarani, 32 vjeç, banues në lagjen “Liri” në mënyrë të përsëritur ka ngacmuar dhe përndjekur Xh. B, duke i shkaktuar asaj gjendje ankthi dhe frike për sigurinë.

 

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza e përndjekjes. 

Top Channel