F1, propozimi i Todt për rikthimin e furnizimit me karburant

16/01/2016 00:00

Botërori i Formula 1 për vitin 2017 mund të shoqërohet nga të reja të rëndësishme. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Zhan Todt, po mendon që të rikthejë në kampionatin e vitit të ardhshëm furnizimin me karburant të skuadrave gjatë garës.

‘Nëse kjo lëvizje do të ndihmojë në një kampionat më spektakolar atëherë unë jam dakord-tha Todt-unë jam në favor të reduktimit të kostove, por nëhet fjalë për 50 mijë Euro në vit, shifër kjo që nuk ka ndikim në kostot e përgjithshme. Të paktën ta diskutojmë këtë temë’

 

Furnizimi me karburant gjatë garës në Formula 1 u hoq në vitin 2010, por vetëm vitin e kaluar skuadrat dolën kundër këtij rregulli. tani duket se kjo çështje do të preket përsëri në mbledhjen e Grupit strategjik që do të zhvillohet në Gjenevë. 

 

Në këtë mbledhje, përvec kësaj teme do të diskutohet edhe për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’u lejojë skuadrave satelit të kenë në dispozicion motorë me një çmim më të ulët nga ai i 4 konstruktorëve kryesorë pa pasur nevojën që të gjejnë ndonnjë furnizues tjetër.

Top Channel