Shfaqet Hirvonen, fiton etapën e 12-të të Rally Dakar

16/01/2016 00:00

Mikko Hirvonen shënon emrin e tij në edicionin e 38 të Rally Dakar. Piloti finlandez i skuadrës Mini, që ashtu sikurse Loeb debuton në këtë aktivitet, fitoi etapën e 12 në kategorinë e makinave.

Ai fitoi me kohën 5 orë 34 minuta e 17 sekonda duke i rrëmbyer suksesin shokut të tij të skuadrës Nasser Al Attiyah që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me 9 sekonda më shumë se Hirvonen. 

 

Vendi i tretë në këtë etapë të 12 i takoi Poulter me Toyota me 45 sekonda më shumë se Hirvonen. në renditjen e përgjithshme,  Peterhansel kryeson i qetë pasi është i shkëputur me rreth 41 minuta nga Al Attiyah në vendin e dytë dhe virtualisht është fituesi i Rally Dakar, sukses ky që është i 12 në karrierë. Në vendin e tretë gjendet De Villiers i ndjekur nga Hirvonen në të katërtin, ndërkohë që Loeb është ende në vendin e nëntë.

 

Për motorë, fitorja e kësaj etape i shkoi pilotit të Jamahas Rodriguesz me 6 orë e 24 sekonda, kohë në të cilën përfshiohet edhe një penalizim prej 3 minutash i marrë nga komisarët e garës. vendi i dytë ishte për australianin Price, ndërsa vendi i tretë i takoi argjentinasit Benavides. Ashtu si te makinat, edhe në këtë kategori duket se janë shuar të gjitha enigmat për fituesin dhe kampioni virtual në këtë rast është pikërisht Price që kryeson në klasifikimin e përgjitshëm  i shkëp[utur me 37 minuta nga Svitko i vendit të dytë. Ndërsa në vendin e tretë gjendet kiliani Kintanija

 

Top Channel