Rikonstruktohet shkolla e mesme “Qemal Stafa”

16/01/2016 00:00

Shkolla e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë do të rikonstruktohet. Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se pas  përfundimit të punimeve  do të shmanget mësimi me dy turne.

“Ky gjimnaz ka pasur një anomali në marrëdhënien me bashkinë për një kohë të gjatë. Më vjen mirë që kjo është zhbllokuar dhe puna vijon gjatë gjithë ditës. Besoj se këtë 7 mars do të kemi një hapësirë totalisht të re dhe një hapësirë cilësore mësimdhënieje, jo vetëm brenda klasave, por edhe me kushtet e reja në palestër dhe në ambientet e tjera sportive”, u shpreh Veliaj.

Kjo shkollë e mesme  e Tiranës frekuentohet nga  1600 nxënës çka ka bërë që mësimi të kryhet me dy turne. Veliaj tha se në përfundim të rikonstruksionit shkolla do të ketë  34 klasa, 5 laboratorë, dhe ambiente të tjera ndihmëse.

Top Channel