Aksident në Tiranë, humb jetën këmbësorja

16/01/2016 00:00

Një aksident me pajosë vdekjen e një 44-vjecare ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Tiranë. Këmbësorja Rajmonda Haldeda është përplasur nga një automjet Volksvagen me targa AA 708 KN në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur teksa këmbësorja po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin ndërsa policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit me iniciale A.C. Nga hetimet e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së vetë këmbësores, e cila nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Rasti i kësaj të shtune edhe i 3-ti në Tiranë gjatë 2 javëve të para të 2016-ës ku aksidentohen për vdekje këmbësor.

Top Channel