Si do i veshë qeni pantallonat, sipas Obamës

16/01/2016 00:00

Teksa Barack Obama është tashmë në 12 muajt e fundit të qeverisjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, lideri i botës së lirë më në fund i është përgjigjur pyetjes më të përhapur sot: Si do i vishte pantallonat qeni?

Nëse nuk e dini, interneti po ‘çmendet’ se si duhet t’i veshin qentë pantallona. Pyetja ka ndezu debatin duke i ndarë shumë përdorues të internetit, por presidenti më në fund ka thënë mendimin e tij lidhur me këtë çështje.

Pra, nëse qeni do të vishte pantallona, do i vishte në dy këmbë apo në të katërta. Obama zgjodhi mënyrën e të veshurit të pantallonave në dy këmbët e pasme të qenit. “Kjo mënyrë (me katër këmbë) besoj se është pak konservative….kërkon më shumë copë”.

Një meme me ilustrime ka nisur të qarkullojë në internet dhe duket se ka nisur nga një kompani që aktualisht shet produkte për qentë.

Top Channel