Tjetër shqiptar në Serinë A, Gjimshiti kalon tek Atalanta

16/01/2016 15:40

Berat Gjimshiti do të lërë kampionatin zviceran për të vijuar karrierën e tij në Serinë A. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare shumë shpejt do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edi Reja të skuadra e Atalantës.

Lajmi bëhet i ditur nga portali Eco di Bergamo, sipas të cilit, është arritur marrëveshja për transferimin e futbollistit 23-vjeçar te skuadra bergamaske dhe në ditet në vazhdim pritet që ai të mbërrijë në Itali për të kryer edhe vizitat mjekësore me Atalantën.

Berat Gjimshiti në këtë sezon ka zhvilluar 15 ndeshje me skuadrën e Zyrihut në kampionatin helvet duke shënuar edhe 1 gol. Së bashku me futbollistin shqiptar do të transferohen te Atalanta edhe Frojler, edhe ky vjen nga Liga zvicerane, nga skuadra e Luzernës.

Top Channel