Rruga e dëmtuar, banorët e fshatit Frankth të izoluar prej muajsh

16/01/2016 17:35

Rreth 800 banorë të fshatit Frankth, në njësinë administrative të Komsit, në Bashkinë e Matit, janë të izoluar që prej nëntorit të vitit të kaluar si pasojë e dëmtimit të rrugës që lidh fshatin me qytetin e Burrelit.

Shembja e një muri në hyrje të fshatit, me gjatësi rreth 20 metra ka bërë që prej një muaji banorët e këtij fshati të jenë në këtë gjendje.

Po ashtu, edhe deri në hyrje të fshatit aksi ka shembje të shumta, çka bën që të rrezikohet jeta e udhëtarëve çdo ditë.

Si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese anësore të rrugës, uji ka vërshuar përmes saj edhe në toka bujqësore, duke i dëmtuar ato.

Top Channel