Vlorë, Leli, dëgjesë publike për prezantimin e buxhetit

16/01/2016 17:45

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka prezantuar publikisht këtë të shtunë buxhetin që pritet të miratohet brenda janarit në Këshillin Bashkiak.

Këtë vit duket se i është kushtuar vëmendje e veçantë investimeve në infrastrukturë, zë i cili mbulon edhe përqindjen më të lartë të investimeve. Buxheti është parashikuar të kapë shifrën e 1.5 miliardë lekëve.

Administrata e bashkisë i ka kushtuar vëmendje dhe prioriteteve të komunave, ku pritet që gjatë këtij viti të ndërhyhet në rikonstruksione të qendrave shëndetësore, shkollave, kanalizimeve dhe sistemeve të vaditjes.

Top Channel