Kosovë, aksidentet e para për shkak të dëborës

16/01/2016 18:05

Në rrugët e Kosovës janë regjistruar aksidentet e para si pasojë e reshjeve të dëborës që filluan paraditen e së shtunës.

Mësohet se së paku dy aksidente kanë ndodhur në Rrugën e Kombit dhe një tjetër në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Orllat.

Përveç dëmeve materiale nuk bëhet e ditur se ka të lënduar në njerëz. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë akisdent me fatalitet.

Numri i aksidenteve që kanë pësuar vetëm dëme materiale, sipas Kelanit do të bëhet i ditur në raportin 24-orësh të policisë që do të publikohet të dielën.

Top Channel