Borxhet e pashlyera, FIFA penalizon Flamurtarin

16/01/2016 19:20

Flamurtari penalizohet me minus 3 pikë në klasifikimin aktual, pas një vendimi të FIFA-s për borxhe të pashlyera.

Ende nuk dihet se për çfarë borxhi bëhet fjalë konkretisht, pasi skuadra vlonjate ka deklaruar se ndaj lojtatërve që janë larguar i ka shlyer detyrimet.

Borxhi ndaj Toni Pezos, një ish-lojtar i Flamurtarit ndaj të cilit klubi kishte një detyrim prej 17.500 eurosh, thuhet se është likuiduar.

Por, pavarësisht kësaj, FIFA ka vendosur të bëhet ky penalizim për shkak të vonesës së shlyerjes së detyrimit. Pas këtij vendimi, skuadra vlonjate zbret në vendin e parafundit, në kuotën e 13 pikëve.

Top Channel