Kosovë, dy të plagosur pas konfliktit të armatosur; arrestohet i dyshuari

17/01/2016 00:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur në rrugën “Xhavit Syla”, në Komunën e Suharekës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë orëve të vona të së shtunës.

Lajmin e konfirmoi komandanti i stacionit të Policisë në Komunën e Suharekës, Milazim Lumi, i cili tha se viktimat janë jashtë rrezikut për jetën dhe se Policia ka mundur të vërë nën pranga të dyshuarin.

“Për momentin mund të konfirmojmë se janë dy persona të plagosur nga shkëmbimzjarri. Kjo ka ndodhur pas një zënke. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe për momentin është në paraburgim”, tha Lumi.

Nga sa mësohet, zënka ka ndodhur pas një loje futbolli mes disa të rinjve të kësaj komune.

Top Channel