Will.i.am: Boll ofenduat Bieber

17/01/2016 12:00

Will.i.am dëshiron që njerëzit duhet të ndalojnë së ofenduari Justin Bieber pasi mendon se ylli kanadez është një talent i vërtetë.

Ylli i “Black Eyed Peas” gjithmonë ka mbështetur Justin. Sjellja jo e mirë e Justin, ka qënë një nga kryeartikujt që ka pushtuar mediat rozë në të shkuarën, por ai ka ndryshuar tepër 6 muajt e fundit, sjellje e cila e ka impresionuar will.i.am.

“Gjithmonë kam besur tek ai djalë, mendoj se është shumë i talentuar dhe jam i lumtur për këtë”, është shprehur këngëtari për revistën britanike “Heat”.

Ndërkohë që shumica e gjykon 21-vjeçarin, ëill.i.am shprehet se të gjithë harrojnë që Justin u bë i famshëm në një moshë shumë të re dhe ishte më i rrezikuar për të bërë ndonjë gabim në syrin e publikut.

Top Channel