Kosovë, Mustafa: S’e japim dorëheqjen

17/01/2016 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar të dielën gjatë një takimi në një degë të partisë që drejton, se nuk kanë ardhur në pushtet për të vjedhur e rrënuar dhe nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë.

Ai tha se janë të vendosur të punojnë dhe të pranojnë vërejtjet e qytetarëve. Mustafa përmendi edhe Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, ku tha se nuk mund të jenë arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Kosovës.

Ndërsa, duke folur për demarkacionin, ai tha se nëse ka pas ndonjë gabim ai do të korrigjohet, por nga ekspertët dhe jo nga rruga.

Top Channel