I humbi çelësi i mbathjeve të hekurit, gruaja lajmëron zjarrfikësit për t’u liruar

18/01/2016 00:00

Një grua italiane nga Padova u detyrua të lajmërojë zjarrfikësit kur humbi çelësat e mbathjeve të saj të hekurit.

Fillimisht, zjarrfikësit menduan se ajo kishte humbur çelësin e shtëpisë dhe e pyetën se ku jetonte, por e kuptuan situatën vetëm kur ajo ngriti pulovrën.

Mesogruaja, identiteti i të cilës nuk mund të bëhet i ditur nga ligji i privatësisë në Itali, sqaroi se i vishte mbathje të tilla në mënyrë që të mos i lejonte vetes të kryente marrëdhënie seksuale.

Top Channel