Kur ulen temperaturat, kinezët lahen në liqen

18/01/2016 00:00

Kur temperaturat bien, shumica e njerëzve preferojnë të struken në shtëpi dhe të përgatisin gjëra të ngrohta, por një festival i ri dimëror në Handan të Kinës i fton njerëzit të veshin kostumet e banjës dhe të notojnë në një liqen pjesërisht të ngrirë.

Ky ishte edicioni i parë i Festivalit Kulturor të Notit Dimëror në Liqenin Yi Quan, që u mbajt në 16 janar.

Sipas hdbc.cn, në të morën pjesë rreth 600 persona nga e gjithë Kina.

Një nga eventet kryesore të festivalit ishte shahu në tubin e akullt, ku sfidantët luanin me njëri-tjetrin të futur në një tub të madh të mbushur me kuba akulli.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel