Një muaj pasi ka publikuar fotot e saj nudo, njësoj si edhe motrat e tjera,  Kourtney Kardashian ka publikuar pamje të prapaskenave të setit të fotove.

E pranishme në realizimin e fotove ka qënë dhe siç e quan ajo ‘motra e saj e preferuar’, Kylie Jenner, 18 vjeçe.

Në pamjet e publikuara në reality show “Keep up with The Kardashians”, nëna e tre fëmijëve ka shkuar në studion e fotografit Brian Bowen Smith me një shqetësim në mendje, të pasmet e saj.

Pasi kishte humbur peshë kohët e fundit, Kourtney i thekson fotografit se ndihet sikur “i janë zhdukur të pasmet”.

“Na duhet t’i fryjmë!”, thotë ajo mes të qeshurash. “Duam të bëjmë motrën tënde xheloze”, thotë fotogradi duke e inkurajuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel