Peqin, shpërthen bombula e gazit, 3 të plagosur

18/01/2016 12:40

Shpërthimi i një bombule gazi në një familje në fshatin Shezë të Peqinit ka shkaktuar plagosjen e tre personave. Policia bën me dije se të plagosurit janë anëtarë të së njëjtës familje Qemal, Sofie dhe Kushe Çepa.

Ata janë dërguar menjëhërë në spitalin e Elbasanit nga ku mësohet se njëri është në gjendje të rëndë. Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po heton nëse shpërthimi ka qenë aksidental.

Cilësia e gazit, por mbi të gjitha siguria e tregtimit të tij janë vënë shpesh në pikëpyetje, por ende nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim. Shpërthimet e bombulave të gazit, sidomos në familje kanë shkaktuar jo rrallë viktima e të plagosur. 

Top Channel