Plagosja e Gjermenit, dyshime mbi alibinë e gjyqtarit

18/01/2016 00:00

Plagosja e gjyqtarit Artan Gjermeni dyshohet se ka lidhje me çështje morale.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se versioni i dhënë nga gjyqtari se është aksidentuar në garazhdin e tij ka rënë për disa arsye. Nga kqyrja e këtij mjedisi, bëjnë me dije burimet poliore, nuk është konstatuar asnjë gjurmë gjaku apo ndonjë mjet prerës duke rrëzuar këtë alibi.

Po ashtu dyshime ngrihen edhe pas diagnostikimit të gjyqtarit në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”, ku burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se Gjermeni është paraqitur me plagë edhe në brinjë.

‘Gjyqtari u paraqit me traumë shpuese në hapsirën ndërbrinjore por pa depërtuar në mushkri ‘ bëjnë me dije burime nga urgjenca e spitalit, si dhe theksojnë se këto plagë janë tipike si ato që shkaktohen nga armët e ftohta.

Ndonëse burimet policiore janë tepër të rezervuara, mësohet se për plagojen e gjyqtarit janë marrë në pyetje familjarët e tij, si dhe është shoqëruar për disa orë në komisariat një femër, identiteti i së cilës apo përfshirja e saj në këtë ngjarje nuk dihen.

Top Channel