Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar

18/01/2016 00:00

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar në lidhje me akuzat pas përplasjes me armë me familjen Cali për lagunën e Patokut.

Prenga i cili aktualisht po gjykohet në masën e sigurisë arrest shtëpie nuk ishte i pranishëm këtë të hënë në Gjykatën e Lartë ndërsa kërkesa u bë nga avokatët e tij.

Deputeti Prenga akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, armbajtje pa leje dhe kanosje në lidhje me konfliktin e armatosur përpara komisariatit të Kurbinit me vëllezërit Cali për shfrytëzimin e lagunës së Patokut.

Mbi kërkesën e Prengës, Gjykata e Lartë pritet të shprehet më 9 shkurt, ndërsa në bazë të ligjit  deputeti socialist do të përfitojë 13 e uljes së dënimit.

Fillimisht ai u arrestua duke qënduar disa javë në qëli por më pas Gjykata e Lartë pranoi kërkesën për një masë më të lehtë sigurie duke caktuar arrest shtëpie.

Top Channel