Chris Evans, Top Gear nuk është për ty

18/01/2016 00:00

Jeta nuk ka shkuar vaj për Chris Evans që kur ka marrë në dorë versionin e ri të “Top Gear”.

Edhe pse nuk është në ekran deri në Maj, emisioni është prekur nga polemikat se kush do të jenë prezantuesit e rinj “të panjohur”. Teksa stafi thotë se kasti mund të mos jetë gati për rinisjen e emisionit në maj.

Por duket se emisioni i BBC për makinat po e sëmur prezantuesin 49-vjeçar. Ai është fotografuar teksa ka dalë nga makina e tij sportive duke vjellë, teksa xhironte për Mazda Raceway në Monterey të Kalifornisë në fillim të muajit.

Dj, i cili ka një makinë super të shpejtë në shtëpi, është detyruar të ndërpresë xhirimet me bashkëperzantuesen Sabine Schmitz, pasi ka dalë menjëherë nga makina duke vjellë.

Evans ishte pasagjer në makinën sportive Audi R8 V10, ku në timon ishte bukuroshja profesioniste e garave Schmitz.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel