Gjykata jep dënimin, 83 vite burg për grupin e Lazaratit

18/01/2016 15:10

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimet për të arrestuarit e operacionit “Lazarat 1”, vendim nga i cili do t’u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në total ata janë dënuar me 83 vjet burg, nga 110 që kishte kërkuar prokuroria.

Gate Mahmutaj është dënuar me 17 vjet burg;

Arjan Basha 17 vjet;

Ramadan Basha 12 vjet;

Matias Boçaj 11 vjet;

Vandam Mahmutaj 7 vjet;

Klajdi Karemani 7 vjet;

Lorenc Bregu 7 vjet;

Altea Haskaj 11 vjet

Englent Aliko 12 vjet;

Drini Aliko 2 vjet;

Mbi Gate Mahmutajn rëndon akuza e “grupit të strukturuar kriminal, kundërshtim i policisë, kultivim të lëndëve narkotike dhe prodhim e mbajtje të municioneve luftarake”.

Top Channel