Deklarata e Vokshit, MSH: FSDKSH ndëpreu kontratën pas kontrollit

18/01/2016 00:00

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes demokrate Albana Vokshi. Ministria thotë se ka qenë vetë FSDKSH që ka ushtruar kontroll në subjektin Omega grup, nga ku është zbuluar dhe dëmi ekonomik.

Për rrjedhojë është ndërprerë kontrata dhe subjekti është kallëzuar penalisht.

“Sqarojmë gjithashtu, se Fondi e ka vijuar kontrollin për rreth tre muaj rresht për 215 farmaci dhe 11 shpërndarës (depo) në të gjithë territorin e vendit për rimbursimin e barit Ketosteril. Si rezultat i këtyre kontrolleve, FSDKSH-ja evidentoi një dëm ekonomik prej 44 milionë. Për të kufizuar çdo mundësi për të abuzuar me barin Ketosteril, është vendosur që, duke filluar nga data 1 dhjetor 2015, ky bar të shpërndahet vetëm nëpërmjet farmacive të spitaleve të vendit”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Shqiptarët sot, vazhdon më tej deklarata paguajnë 30% më pak për barnat, duke kursyer 70 milionë dollarë në vit.

Top Channel