Masat për motin e ftohtë, Totozani në Kukës

18/01/2016 15:50

Pas deklaratës për marrjen e masave nga vendorët për të pastrehët në kushtet e motit ekstrem, Avokati i Popullit Igli Totozani ka zbritur në terren. Këtë të hënë ai ndodhej në Kukës, ku ka marr informacion për menaxhimin e situatës.

Totozani u takua me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, prefektin Liman Morina dhe drejtorin rajonal të OSHEE-së.

Gjithashtu, z. Totozani zhvilloi një vizitë monitoruese në spitalin rajonal të Kukësit, mbi gatishmërinë në rast vështirësish. Ai u interesua dhe për furnizimin me ushqime dhe ilaçe për banorët e zonave të bllokuara dhe fshatrat e largëta.

Më problematike situata paraqitet në qendrat shëndetësore rajonale, sidomos ato në zonat e thella malore, ku shpesh mungojnë mjekët specialistë. Një tjetër vështirësi është edhe transporti i rasteve emergjente, për shkak të disa rrugëve të bllokuara.

Në këto raste transporti i pacientëve kryhet me mjete rrethanore. Ndersa, per rastet e renda eshte vene ne dispozicion helikopteri i Ministrise se Shendetesise.

Top Channel