“Nderi i qytetit” për Kristo Frashërin, i dorëzohet 4 vite nga akordimi

18/01/2016 00:00

Gati 4 vite pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” për profesor Kristo Frashërin, këtë titull ia ka dorëzuar mesditën e së hënës kryebashkiaku Erion Veliaj, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku ishin të pranishëm familjarë të historianit të njohur.

“Në emër të qytetarëve të Tiranës, nderojmë Prof. Dr. Kristo Frashëri me titullin ‘Qytetar Nderi’, për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Kam privilegjin e madh t’iu ofroj titullin e nderit, të shpallur me vendimin e datës 23 mars 2012 dhe t’iu garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme që burojnë prej tij”, – thuhet në titullin e firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kristro Frashëri është një ndër figurat më të njohura të botës akademike në vend, e veç të tjerash ai është nderuar edhe me titujt “Mjeshtër i madh” e “Nderi i Kombit”.

Top Channel