Viroza të stinës, dhjetëra fëmijë dynden në spitale

18/01/2016 19:55

Në urgjencën e Pediatrisë ditën e diel janë regjistruar rreth 340 fëmijë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

Jashtë ambienteve të urgjencës, prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë temperaturë të shoqëruar me kollë.

I ftohti i këtyre ditëve ka prekur mësë shumti fëmijët e vegjël, të cilët kanë probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Mjekët shprehen se në repartin e pediatrisë ka patur  ngarkesa edhe me shtrime. Në disa raste fëmijët kanë patur edhe komplikacione, pasi viroza ka shkaktuar bronkopneumoni.

Kjo virozë, e cila në disa raste është shoqëruar edhe me të vjella zgjat 4 deri në 5 ditë.

Mjekët këshillojnë që fëmijët e vegjël të mos qëndrojnë në vende të mbipopulluara dhe në këto ditë të ftohta të tregohet kujdes me vendet ku ndryshimi i temperaturës është shumë i madh.

Top Channel