Lushnje, kapet me drogë dhe armë 50-vjeçari

19/01/2016 09:30

Agjentë të antidrogës në Lushnje, në kuadër të kontrolleve kundër posedimit të narkotikëve kanë finalizuar operacionin e koduar “Këmishtaj”.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar shtetasi Aleksi Cauli, të cilit i janë gjetur rreth 3 kg lëndë narkotike tip kanabis, si dhe një armë zjarri pistoletë e llojit “TT”.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë lokale për procedimin e 50-vjeçarit Cauli, nën akuzat e “shitjes së narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Top Channel