Ministri gjerman: T’u mbyllim dyert emigrantëve; Dobrindt apel Merkel

19/01/2016 10:15

Ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt i ka bërë thirrje kancelares Angela Merkel që të bëhet gati të mbyllë kufijtë e Gjermanisë.

Ai ka deklaruar se u duhet ndaluar hyrja emigrantëve, duke nënvizuar se Berlini duhet të veprojë edhe i vetëm nëse nuk do të arrihet të gjehet një zgjidhje në nivel europian.

Në një intervistë për të përditshmen “Muencher Merkur”, Dobrindt, eksponent i CSU-së bavareze, ka deklaruar se vendi nuk mund t’i tregojë botës “një fytyrë shumë miqësore”.

Ai i është referuar kështu shprehjes së përdorur nga Merkel në shtator, kur emigrantët filluan të mbërrinin në vend.

“Dhe nëse numri i të ardhurve nuk do të zbresë së shpejti, atëherë Gjermania duhet të veprojë e vetme. Unë mendoj se duhet të përgatitemi në rast se nuk do të jemi në gjendje të shmangim mbylljen e kufijve”, ka thënë Dobrindt.

Top Channel