David Luiz fton Diego Costan te PSG

19/01/2016 12:05

David Luiz fton Diego Kostën te Paris Sën Zhermen. Në një intervistë për Daily Mirror, mbrojtësi i kampionëve të Francës deklaroi se sulmuesi i Chelseat do të pritet krahëhapur te skuadra pariziene.

“Diego costa është një ndër sulmuesit me efektivë në Europë. Te Paris Sën Zhermen do të ishte një vlerë e shtuar. PSG i ka bërë të qarta objektivat e tij në këto 3-4 sezonet e fundit dhe duhet të kemi në përbërje futbollistët më të mirë. Nëse Diego Costa vendos të lërë Anglinë për të kërkuar një sfidë të re, këtu do të jetë i mirëpritur”, thotë Luiz.

Më pas David Luiz foli edhe për karakterin e sulmuesit të Chelseat duke theksuar se jashtë fushe ai është krejt ndryshe nga sa e shohim gjatë një ndeshje futbolli.

“Unë dhe Diego Costa jemi përplasur më parë në fushën e lojës. Ai shfaq dy karaktere. Gjatë një ndeshjeje ai është shfaqur shumë fizik dhe kundërshtues, ështe pjesë e lojës së tij, ndërsa kur është jashtë fushe ai është një prej personave më të mirë, një mik i vërtetë me të cilin do të pëlqente të dilje”, deklaroi David Luiz.

Top Channel