Shënmëria, ku dëbora vështirëson së tepërmi jetën

19/01/2016 00:00

Shënmërinë e gjen 38 kilometër larg Tiranës. Pasi kalon Dajtin, malet që kapin lartësinë afro 900 metër mbi nivelin e detit, i japin fshatit dhe njerëzve që banojnë aty një klimë të ashpër, e cila në dimër ua vështirëson së tepërmi jetën.

Shkolla 9-vjeçare është e para që na tërheq vëmendjen. Mesa duket, dëborës së parë të këtij viti i gëzohen vetëm fëmijët.

Mësuesja e tyre, Edlira banon në një fshat dy orë më larg. Ajo nuk i mirëpret aspak ditët e ftohta.

Por ka edhe nxënës të cilët udhëtojnë gjithashtu 45 minuta në këmbë për të mbërritur në shkollë. Fatmirësisht, në klasë kanë ngrohje.

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve mund të krijojnë probleme në shëndetin e gjithësecilit prej banorëve. Në të vetmen qendër shëndetësore të Shënmërisë që duhet të përballojë 800 pacientë me anë të një infermieri, nuk gjejmë askënd.

Haxhi Balla është një ndër banorët më të moshuar të fshatit. 86-vjeçarin e gjejmë duke shijuar rrezet e pakta të diellit.

Në shtëpinë ngjitur, aty ku banon familja e vëllait të tij, soba e drurit është shpëtimi nga i ftohti.

Për Sanie Pepën, dita nis e përfundon me punët e fshatit. Në dimër, ato bëhen edhe më të rënda.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel