Lahm kërkon tre trofetë…për Guardiolën

19/01/2016 00:00

Filip Lahm dëshiron që Pep Guardiola të largohet nga Bajerni me një tripletë. Kapiteni i kampionëve të Gjermanisë deklaroi se trishtohet nga ideja që 45-vjeçari nuk do jetë më në pankinën bavareze dhe shtoi se shpreson që skuadra t’i bëjë një dhuratë të bukur lamtumire, siç është fitorja e të gjithë trofeve sezonale.

“Të gjithë ata që e njohin Bajernin dhe historinë e tij dhe kanë parë sezonet tona të fundit e dinë që ne luajmë për fitore të trofeve në të gjitha kompeticionet. Synimi ynë është që të japim maksimumin dhe të tentojmë suksesin në të 3 aktivitetet sezonal, por jemi të ndërgjegjshëm se kjo do të jetë e vështirë. Do të ishte diçka perfekte të mbyllnim këtë sezon me të tre trofetë në sezonin e fundit me Guardiolën në pankinë”, thotë Lahm.

Vendin e Guardiolës te Bajerni do ta marrë Karlo Anceloti që më parë ka drejtuar Milanin dhe Realin e Madridit dhe Lahm deklaroi se mezi po pret që të nisë punën me teknikun italian për të mësuar gjërat të reja prej tij.

“Kam punuar me shumë trajnerë gjermanë si Hitzfeld, magat apo Hejnkes dhe të huaj si van Gaal e Guardiola. Tani po vjen anceloti që ka ka arritur të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve në disa raste. Mezi po pres të stërvitem nën urdhrat e tij, por në krahun tjetër dua të pranoj se me Guardiolën kam kaluar dhe po ia kaloj shumë mirë. Është e këndshme të luash për të”, u shpreh kapiteni i bavarezëve.

Top Channel