Zidane: Benzema s’mund të mungojë në Euro 2016

19/01/2016 13:55

Franca nuk mund t’ja lejojë vetes të lërë Karim Benzema jashtë skuadre për Europianin e këtij viti. Ky është opinioni i dhënë nga Zinedine Zidane në një intervistë për të përditshmen ‘L’Equipe’.

Benzema është i përfshirë në skandalin për shantazh ndaj Valbuenës, ku ai dyshohet se është pjesëmarrës dhe për këtë arsye Federara Franceze e Futbollit vendosi ta lërë jashtë përfaqësueses deri në momentin që e gjithë kjo çështje të zgjidhet përfundimisht duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në kampionatin Europian.

Por për Zidane, prania e tij në Euro 2016 është e domosdoshme.

“Franca nuk e ka luksin të lërë jashtë ekipi një futbollist të rëndësishëm si Benzema. Nuk mund ta injorojmë duke parë veprimet që ai kryen në fushën e lojës. Ai shënon gola, kombinon me lojtarët e tjerë dhe këtë jo të gjithë e bëjnë”, tha trajneri i Realit.

Top Channel