Vdes burri më i vjetër në botë

19/01/2016 14:10

Burri më i vjetër në botë vdiq në moshën 112-vjeçare në qytetin japonez të Nagojas.

Yasutaro Koide, i cili lindi më 13 mars të 1903-shit u shpall zyrtarisht si personi më i moshuar nga Guinness World Records në gusht të vitit të kaluar.

Në atë kohë ai tha se sekreti i tij për jetëgjatësinë ishte mospirja e duhanit dhe e alkoolit dhe të jetuarit me gëzim.

Autoritet thanë se burri kishte vdekur për shkak të pneumonisë dhe arrestit kardiak në orët e para të së martës.
Japonia mbahet si vendi i të moshuarve mbi 100 vjeç. Janë plotë 54 mijë të tillë. Megjithatë, gruaja më e vjetër në botë është një amerikane nga Bruklini, Susannah Mushatt Jones, e cila është 116 vjeç.

Top Channel