Durrës, pranga të dyshuarit si vrasës me pagesë

19/01/2016 14:20

Jozyrtarisht mësohet se nga ana e forcave të Policisë së Durrësit, është prangosur një shtetas, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Arrestimi i këtij shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende publik, ka ndodhur këtë të martë në qytetin bregdetar.

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se rreth këtij personi po hetohet nëse ka lidhje apo përfshirje në disa prej vrasjeve të fundit të ndodhura në qytetin bregdetar.

Top Channel