Buxheti, Komisioni i Ekonomisë miraton dy aktet normative

19/01/2016 14:35

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi dy aktet normative përmes të cilave qeveria ndryshoi buxhetin dy herë gjatë muajit dhjetor.

Akti i parë ishte ai që rialokoi një pjesë të fondeve për investime nga projektet me ecuri të ngadaltë tek ato me realizim më të mirë, duke krijuar edhe një fond të posaçëm shpronësimesh prej 5 miliardë lekësh.

Ndërsa përmes aktit të dytë, qeveria e ndryshoi buxhetin më datë 28 dhjetor për të paguar 1.53 miliardë lekë si shpërblime për festat e fundvitit dhe 1 miliard lekë të tjera si mbështetje për KESH.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se ndryshimi i buxhetit ndihmoi ekonominë, por opozita akuzoi për abuzim dhe keqmenaxhim të financave publike.

Top Channel