Mizoritë e ISIS-it në Irak

19/01/2016 15:55

ISIS-i ka vrarë përgjatë dy viteve të paktën 18.000 civilë në Irak. Raporti më i fundit i OKB-së dokumenton mizoritë e grupit të dhunshëm xhihadist në njerin prej dy shteteve ku ka marrë nën kontroll territore të tëra për të shpallur aty të ashtuquajturin “Kalifat Islamik”.

Vuajtjet e popullatës janë të jashtëzakonshme, thuhet në dokument. ISIS-i, sipas OKB-së, vazhdon të kryejë abuzime e shkelje të tmerrshme që në disa raste mund të përbëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit e mbase edhe genocid.

Raporti tregon gjithashtu se të paktën 3500 persona, kryesisht gra dhe fëmijë të komunitetit jazidi, janë skllaveruar nga militantët e shtetit islamik.

Përgjatë periudhës kohore që merr në shqyrtim organizata ndërkombëtare, 1 janari i vitit 2014 dhe 31 tetori i 2015-s, brenda kufijve të Irakut llogaritet të jenë zhvendosur rreth 3.2 milionë njerëz.

Top Channel