Kopshti zoologjik më i trishtë në botë

19/01/2016 00:00

Në Armeni gjendet kopshti zoologjik më i trishtë në botë dhe gjithashtu më i vogli. Ai përbëhet nga 3 luanë, 2 arinj dhe 2 kavie, të cilët i kalojnë ditët në mërzi dhe të uritur, brenda kafazeve të tyre të vogla.

Ata janë një kapriço e një miliarderi, i cili i ka blerë para disa vitesh për t’ia treguar miqve të tij gjatë festave të ndryshme.

Por, festat dhe paratë për kujdesin ndaj këtyre kafshëve u zhdukën kur u zhduk dhe miliarderi. Tashmë, këto kafshë vuajnë nga uria dhe ushqehen vetëm nga një çift i vjetër.

Autoritetet armene refuzojnë të marrin përsipër fatin e këtij kopshti zoologjik, ndërsa vendndodhja e pronarit të tyre të dikurshëm ende nuk dihet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel